“Struci i Rilindjes është fshehur”, Meta: ‘McGonigal’ afera që derdhi kupën e zemërimit te shqiptarët!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se kyeministri Edi Rama ka frikë të përballet me popullin shqiptar.

Gjatë fjalës së tij në protestën e opozitës, Meta tha se Rama në 10 vite e përdori pushtetin vetëm për të kapur shtetin, duke shtuar se ai është gati që të kënaqë këdo mafioz për të shtyrë edhe disa ditë në pushtet

Më tej ai theksoi se ‘McGonigal’ është afera që derdhi kupën e zemërimit te shqiptarët.

“Kjo protestë është prova e dinjitetit më të lartë. Sot është ora për t’u përballur me një resiztencë pa kthim. Struci i Rilindjes është fshehur si frikacak pa shoq nga frika e tmerrshme. Edi Rama në 10 vite e përdori pushtetin vetëm për të kapur shtetin, është gati që të kënaqë këdo mafioz për të shtyrë edhe disa ditë në pushtet. Rama-McGonigal është edhe afera që ka derdhur kupën e zemërimit mbarëpopullor. Populli i shqipërisë e ka marrë vendimin e tij solemn dhe nuk do të lejojë që Rama të vazhdojë dhe të uzurpojë pasurinë kombëtare të shqiptarëve. Populli nuk do të lëjojë që zyra e kryeministrit të prodhojë mjerim”, tha Meta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *