Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur sot për të informuar lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi në vendin tonë. Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në QSUT tha se gjatë kësaj jave ka patur një rritje të numrit të vaksinimeve të kryera, kryesisht me doza të dyta. Sipas Binos, Gjirokastra është Bashkia që ka mbulesën më të mirë vaksinale, 80% me një dozë dhe 60% me dy doza. Megjithatë ajo shtoi se ka ende nevojë që të rritet numri i vaksinimeve të kryera, për të shkuar në mbi 95% te të gjitha grupmoshat.
“Gjatë kësaj jave ka patur një rritje të vaksinimit në lidhje me dozat e dyta dhe ka pasur edhe në përmirësim në mbulesën vaksinale në bashki të ndryshme. Durrësi ka dalë nga zona e kuqe, bashkia me mbulesën vaksinale më të mirë, 80% me një dozë dhe 60% me dy doza është Bahskia e Gjirokastrës, pasuar nga Delvina, Mirëdita dhe Puka po ashtu. Kemi një përmirësim në mbulesën vaksinale edhe në Bashkinë e Tropojës dhe Kukësit. Ajo çka vihet re është që arsimtarët e shkollave të mesme kanë mbulesë më të mirë vaksinale krahasuar me edukatorët e kopshteve dhe çerdheve dhe Universiteteve. Shfrytëzimi i vaksinës është një indikator i performancës së kryerjes së vaksinimit dhe është për të gjitha vaksinat mbi 80% dhe tregon që nuk ka vaksina që të ketë skaduar në vendin tonë dhe të mos jetë përdorur. Ne nuk kemi humbje të vaksinës. Kemi akoma nevojë për një rritje të vaksinimit për të arritur në shifrat mbi 95% te të gjitha grupmoshat“, tha ajo.
Nga ana tjetër, drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico ka bërë një panoramim të situatës së COVID-19 në vendin tonë.
“Ka pësuar një ulje, totali i rasteve aktive ka pësuar një rritje. Numri i Bashkive të prekura është 51, ka pësuar një rritje, % e rasteve të reja ku 52% femra dhe 48 meshkuj. Moshat e prekura 65-74 vjeç, të ndjekur nga 55-64. 33% me dy doza, po vijojnë vaksinimet në qendrat e vaksinimit dhe akima jemi në muajin e haour të vaksinimit masiv, ky muaj bëhet më i rëndësishëm se përkon me hapjen e shkollave”, tha Fico.
/Priza.al/