Studentët e Mjekësisë janë duke folur në komisionin e Shëndetësisë për projektligjin 5 vite punë me detyrim.
Ata vijojnë të këmbëngulin se janë kundër kësaj nisme.
Studentët e mjekësisë nuk do të dorëzohen për kundërshtinë e punësimit me detyrim. Një studente e universitetit të Mjekësisë thotë se çështja do të çohet deri në Kushtetuese.
“Çështja do të ndiqet në Kushtetuese dhe një bojkot e studentëve të mjekësisë në tetor është ulje e madhe për intelektin në Shqipëri. Dhe nuk do mbahen diploma peng s’do keni fare.”- thotë studentja.