Kreu i PD, Sali Berisha është duke zhvilluar një bashkëbisedim me zonja të shquara shqiptare.
E pranishme ka qenë dhe poetja, Sibora Huda e cila shprehu shqetësimin se zëri i rinisë nuk po dëgjohet.
Huda tha se e ardhmja e këtij vendi është rinia dhe se shteti duhet të bëjë më tepër.
Huda: Kam ardhur për të përfaqësuar moshën time. Jam e privilegjuar që ndodhem sot këtu. Jam poete dhe shkrimtare, arti më ushqen shpirtin. Gruaja është më e bukur se çfarë shfaqet jashtë, është e shenjtë asnjë novelist nuk mund ta përshkruajë si duhet një femër. Vajza përherë ka pasur pjesën e emancipimit, në shkollë dhe punë kam parë ndryshimin sesi trajtohet një vajzë e djalë. Në kohët që po rritemi modernizimi ka ndryshuar. Kjo gjë është e mirë, pasi bota po ecën para. Ne duhet të vazhdojmë me këtë ritëm për mos thënë që Shqipëria është e njëjtë. Brezi im është i vështirë për t’u kuptuar. Do doja që brezi i mëparshëm të përshtatet me ne.
Garo: A mendon se brezi juaj është i heshtur?
Huda: E ndjej që brezi ynë po e ngre zërin, por të tjerët nuk na dëgjojnë. Është e vështirë të dëgjohemi, shteti duhet të ecë më shumë. Ne jemi e ardhmja. Shqipëria duhet të bëhet më shumë, mos të ecim me kokën ulur kur themi jemi shqiptarë. Rinia të punojë.