Shumë konsumatorë janë të çuditshëm në zgjedhjet që bëjnë me ushqime të ndryshme, madje edhe kur këto janë ëmbëlsira apo çokollata.
E këto të fundit, shumë konsumatorë madje i gjykojnë edhe nga ambalazhi dhe ngjyra e tij. Për shembull çokollatat e mbështjella me letër të zezë, ata i mendojnë si jo shumë të ëmbla madje sikur do të kenë shije më të hidhur.
Ndërsa ato me ambalazhe letrash të verdha apo rozë, krijojnë pritshmëri se mund të jenë më të ëmbla.
Këtë e zbuloi një studim i fundit zhvilluar me konsumatorët e kategorive dhe moshave të ndryshme, në vende të ndryshme të botës.
Studiuesit nga Brazili kërkuan nga 420 individë që të parashikojnë cilësitë e shijes së pllakave të çokollatave me qumësht dhe çokollatës së zezë, që u paraqitën në paketime me ngjyra të ndryshme.
Ata gjithashtu zbuluan se, mbështjellja e zezë i bënte njerëzit të prisnin se do të shijonin më shumë çokollatën e qumështit, por që ishte e kundërta dhe kjo edhe për çokollatën e zezë.
Studimi u ndërmor nga shkencëtari i ushqimit Iuri Baptista nga Universiteti i Campinas, në Sao Paulo dhe kolegët e tij.
“Hulumtimet kanë treguar që jo vetëm ngjyra e vetë produktit, por edhe ngjyrat e paketimit dhe mjedisit mund të ndikojnë në prirjet dhe perceptimin e një ushqimi ose pijeje”,- shkruajti ekipi në punimin e tyre.
Kjo ndodh sepse, kur konsumatorët shohin një produkt, të tillë si një çokollatë, truri i tyre kërkon menjëherë shenja që përputhen me përvojat e mëparshme dhe përpiqen të parashikojnë se, çfarë është dhe cilat janë karakteristikat e tij.
/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/