Studimi i ri: 90% e pacientëve nuk vuajnë më nga pasojat e Covid-it të zgjatur

Shumica e pacientëve (90%) që vuajnë nga simptomat e Covid të zgjatur do të shohin shenja të përmirësimit pas dy viteve, sipas një studimi të ri.

Në studim morën pjesë mbi 2,197 pacientë që vuanin nga Covid i zgjatur. Rezultatet janë publikuar në Revistën Ndërkombëtare të Sëmundjeve Infektive.

Lodhje, kollë, vështirësi në frymëmarrje, ethe, humbje të shijes, nuhatjes, vështirësi në përqendrim, depression janë disa nga simptomat. Rreth 90% e tyre ende raportojnë simptoma një vit pas infeksionit fillestar.

91% shohin një përmirësim të ngadaltë të simptomave të tyre me kalimin e kohës (me një reduktim mesatar prej 25% të numrit të simptomave në dy vitet pas fillimit të tyre).

Rezultatet e studimit do t’i lejojnë pacientët të informohen më mirë për evolucionin e Covid-it të zgjatur dhe një vlerësim më të saktë të nevojave të sistemit shëndetësor për t’u përballur me sëmundjen.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *