Shumë shtete dhe qeveri të botës po u bëjnë apel qytetarëve të tyre që të vaksinohen për të luftuar koronavirusin, por studimet e fundit po e bëjnë këtë përpjekje të kotë.
Përtej teorive antikonspirative, një studim i ri i kryer nga një grup shkencëtarësh amerikanë ka zbuluar në mënyrë të çuditshme zhdukjen e shpejtë të antitrupave te ata që kanë bërë vaksinën e Covid-it.
Po ashtu edhe shumë persona që janë shëruar nga Covid-19, po njësoj si të vaksinuarit nuk kanë krijuar antitrupa specifikë.
Studimi i ri po kërkon të hedhë dritë mbi këtë fenomen, i cili duket se ka prekur shumë njerëz. Studimi i qendrës amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, dëshmon qartë se jo të gjithë krijojnë antitrupa nga vaksinimi, apo kur e kanë kaluar koronavirusin, ndonëse mund ta kenë kaluar me sukses sëmundjen.
Sipas ekspertëve, kjo gjë i detyrohet moshës përgjithësisht më të re të të prekurve në këtë rast, por mbi të gjitha faktit që ngarkesa virale me të cilën ata janë përballur, ka qenë më e ulët.
Verifikimet nga Universiteti i Alabamës treguan se, të paktën 36% e të infektuarve nuk kishin krijuar antitrupa.
Edhe një studim izraelit kishte treguar më herët raste personash që mbeteshin sieronegativë edhe pse rezultati i testit i kishte dalë pozitiv, pas marrjes së një kampioni nga hunda.
Një kërkim në Gjermani sakaq, ka befasuar me rezultatin: sipas tij, 85% e të prekurve nuk kishin arritur të bënin antitrupa.
Nëse diçka e tillë konfirmohet plotësisht, do të kishte pasoja të ndryshme, sepse personat që nuk bëjnë antitrupa reagojnë ndryshe ndaj vaksinave. Shkencëtarët janë të ndarë në dy mendime për këtë.
Një pjesë mendojnë se këta persona nuk duhet të vaksinohen, por pjesa tjetër mendojnë se këta persona mund të kenë nevojë për më shumë doza, pasi konsiderohen më pak të mbrojtur nga sëmundja.
/Priza.al/