Çrregullimi i Hiperaktivitetit me Deficit të Vëmendjes (ADHD) është një nga çrregullimet neurobiologjike më të zakonshme të fëmijërisë, i cili vazhdon, në një masë të konsiderueshme, deri në moshën madhore. Një person me ADHD është shpesh i hiperstimuluar dhe i çorganizuar dhe ka shenja shumë specifike që mund të tregojnë një predispozicion që në moshë të re.
ADHD gjendet në afërsisht 5% të fëmijëve në mbarë botën, ndërsa prek 2.5% të të rriturve. Çrregullimi mbledh te personaliteti karakteristikat si shpërqendrim, hiperaktivitet, impulsivitet dhe paaftësi për t’u përqendruar. ADHD është e lidhur me predispozicion gjenetik. Ndërkaq, studimi i ri hedh dritë mbi shkaqet që shkaktojnë çrregullimin tek një fëmijë dhe saktësisht se cili gjen luan një rol kyç në zhvillimin e tij.
Në veçanti, një ekip shkencëtarësh izraelitë nga Universiteti Ben-Gurion i Qendrës Mjekësore Negev dhe Soroka, të botuar në Nature Communications, identifikuan një gjen specifik, CDH2, i cili mendohet se shkakton manifestimin dhe zhvillimin e çrregullimit. Geni CDH2 kodon për një proteinë të njohur si N-cadherin dhe ndihmon në koordinimin e aktivitetit dhe formimit të trurit.
Studiuesit zbuluan se një mutacion në gjenin CDH2 e ndryshon këtë aktivitet, duke ndikuar në procesin molekular dhe nivelet e dopaminës në dy struktura specifike të trurit të përfshira në ADHD; trurin e mesëm dhe korteksin paraballor.
3 shenjat më të mëdha të çrregullimit, sipas ekspertëve, janë:
-vështirësi në përqendrim
-impulsivitet
-hiperaktivitet.
Rutina luan një rol të rëndësishëm në një fëmijë me ADHD. Bëni një orar ditor që i kujton atij se çfarë duhet të bëjë gjatë gjithë ditës. Ai duhet të përfshijë kohë specifike për t’u zgjuar, për të ngrënë, për të luajtur, për të bërë punët dhe për të fjetur.