Studimi i ri/ Zbulohet lidhja mes gjeneve dhe depresionit

Studimi i ri për marrëdhëniet midis gjenomit dhe depresionit ka zbuluar 178 gjene të shoqëruara me një formë të rëndë.

Edhe pse më shumë se 200 milion njerëz në të gjithë botën kanë çrregullime depresive, gjendja që i shkakton ato ende nuk është kuptuar plotësisht.

Shkencëtarët gjithnjë e më shumë po i drejtohen studimit të gjenetikës.

 Ata analizuan të dhënat shëndetësore të 300 mijë njerëzve në mënyrë që të vërenin ngjashmëritë gjenetike, pra modelet midis njerëzve të prekur nga depresioni.

“Ne kemi njohur për shumë vite që rreziku i depresionit është i predispozuar gjenetikisht. Sigurisht, ai gjithashtu mund të shkaktohet nga ngjarje traumatike, por ne vetëm kohët e fundit kemi filluar të identifikojmë gjenet specifike të rrezikut dhe variantet e tyre”, tha Joel Gelernter, një profesor psikologjie në Shkollën e Mjekësisë në Yale dhe një nga shkencëtarët që morën pjesë në hulumtimin e përmendur.

Ata zbuluan 178 pjesë specifike të gjenomit, të njohura si loci, që lidhen me rrezikun e depresionit.

77 prej tyre ishin loci krejtësisht të reja që nuk ishin identifikuar më parë.

 Studimi zbuloi gjithashtu 223 variacione specifike të blloqeve të ADN-së, të quajtura polimorfizma të vetme nukleotide ose SNP.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *