Sheqernat shtohen gjatë përpunimit të ushqimeve të paketuara dhe gjithashtu gjendet natyrshëm në mjaltë, lëngun e freskët të frutave, të perimeve dhe produkte të tjera të ngjashme. Konsumi i sasive të mëdha të produkteve me sheqerna shtuara, dihet se mund të rrisin rrezikun për sëmundje kardiovaskulare.
Studimet e mëparshme kanë raportuar se lidhjet midis konsumit të karbohidrateve dhe sëmundjeve kardiovaskulare mund të varen nga cilësia dhe jo nga sasia e karbohidrateve të konsumuara.
Disa kërkues nga Mbretëria e Bashkuar, vlerësuan të dhënat e regjimit ushqimor dhe të shëndetit të më shumë se 110,000 njerëz që morën pjesë në studim.
Pas disa vitesh mbikqyrje, studiuesit zbuluan se konsumi i karbohidrateve nuk ishte i lidhur me sëmundjet kardiovaskulare.
Por kur ata analizuan se si rezultatet ndryshonin në varësi të llojeve dhe burimeve të karbohidrateve, zbuluan se konsumi i sasive të larta të sheqerit dhe biles edhe të produkteve në të cilat shkruhej “0 sheqer”, mund të rriste rrezikun për sëmundje kardiovaskulare.
Konsumi i sasive të mëdha të sheqernave lidhej gjithashtu me përqendrime më të larta të triglicerideve, një lloj yndyre që vjen nga gjalpi, vajrat dhe yndyrnat e tjera. Nivelet e larta të triglicerideve mund të rrisin rrezikun për sëmundjet e zemrës./AgroWeb