Studimi/ Kimikatet në produkte të ndryshme ndikojnë në vdekjen e parakohshme

Kimikatet sintetike të cilat gjenden në produkte të ndryshme të konsumit si kuti ushqimi, shampo, kozmetikë, parfume, madje edhe lodra për fëmijë, mund të shkaktojnë 91,000 deri në 107,000 raste të vdekjeve të parakohshme në vit.

Vdekjet e shkaktuara nga ftalatet kryesisht ndodhin tek njerëzit e moshës 55 deri në 64 vjeç, dhe vdekjet paraprihen nga sëmundjet kardiovaskulare, raporton CNN.

Hulumtimi është bërë pjesë e një baze të dhënash në rritje mbi ndikimin e plastikës në trupin e njeriut.

“Kjo tregon se sa e nevojshme është në të vërtetë zvogëlimi ose ndalimi i përdorimit të plastikës,” tha autori kryesor i hulumtimit, Dr. Leonardo Trasand, profesor i pediatrisë, mjekësisë mjedisore dhe shëndetit publik në “NIU Langone Healt h”në Nju Jork.

Kimikatet ndërhyjnë në mekanizmin e prodhimit të hormoneve në trup. Ato lidhen me problemet zhvillimore, riprodhuese, neurologjike, imunologjike dhe probleme të tjera, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shkencave të Shëndetit Mjedisor.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *