Studiuesit në Universitetin e Miçiganit kanë dalë në përfundimin se meshkujt që preferojnë të veshin veshje me logo të mëdha kanë më shumë gjasa të gënjejnë dhe tradhtojnë. Në studimin e botuar në Buletinin e Personalitetit dhe Psikologjisë Sociale, thuhet se burrat që veshin këto veshje janë më tradhtarë. Logot e mëdha të veshjeve luksoze rrisin konkurrencën sociale dhe tëheqjen e bashkëshortëve, ndërsa logot e vogla rrisin perceptimin e besueshmërisë.
Qindra studentëve në universitet iu treguan dy bluza të ndryshme me mëngë, njëra me logo të vogël dhe një tjetër me logo më të madhe. Atyre iu bënë një sërë pyetjesh rreth asaj që ata mendonin për llojin e personit që do të vishte të dyja veshjet dhe të rendisnin përgjigjet e tyre në një shkallë nga një në 100.
Studimi zbuloi se njerëzit besojnë se ata që veshin bluzë me logo më të madhe vlerësohen si gënjeshtarë. Ata gjithashtu kishin perceptimin e të qenit të interesuar në ‘çështje të shkurtra seksuale’ dhe më pak të interesuar në lidhje afatgjata.