Studimi: Mutacioni ‘Omicron’, tre herë më të lartë forcën e ri-infektimit se sa ‘Delta’ dhe ‘Beta’  

Studimet paraprake të realizuara në Afrikën e Jugut për variantin e ri Omicron të koronavirusit, kanë treguar se mutacioni i ri ka një shkallë pothuajse tre herë më të lartë të ri-infektimit.

Sipas shkencëtarë përhapja e shpejtë e Omicon është edhe për shkak se prek kryesisht njerëzit që e kanë marrë koronavirusin më herët.

Epidemiologët e Afrikës së Jugut në Institutin Kombëtar të Sëmundjeve të Transmetueshme, raportojnë se ndryshe nga varianti Beta dhe Delta, Omicron tregon potencial të rëndësishëm për shmangien e imunitetit natyror pas një infeksioni të mëparshëm.

Ndërkaq në pamje të parë vaksinat ekzistuese duket se vazhdojnë të ofrojnë mbrojtje kundër sëmundjes së rëndë të COVID-19.

Nga rezultatet paraprake rreziku i ri-infeksionit të Omicron u vlerësua të jetë të paktën 2.4 herë më i lartë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *