Një në tre britanikë vuan nga vuajtjet afatgjata dhe ekspertët paralajmërojnë se kjo mund t’i shtyjë ata të pinë, thuhet në një studim. Shkencëtarët shprehen se stresi i dhimbjes mund t’i bëjë njerëzit të veprojnë në mënyrë impulsive dhe të pinë alkool më shpejt.
Ata u dhanë 20 personave nga një pije alkoolike dhe i vendosën një realitet virtual në një bar. Disa prej tyre kishin kishin një send me nxehtësi 38 gradë celcius të vendosur në këmbën e tyre, ndërsa të tjerët me 44 gradë celcius. Ata në grupin më të nxehtë pinin më shpejt nga shishja e tyre.
“Mënyra se si dikush pi alkool mund të ndryshojë rreziqet. Kjo mund të çojë në rrezik më të madh për pasoja, duke përfshirë aksidente ose lëndime dhe çështje shëndetësore. Megjithëse përdorimi i alkoolit mund të sigurojë një lehtësim të dhimbjes në këtë moment, ai gjithashtu mund ta përkeqësojë dhimbjen me kalimin e kohës” – tha Profesor Jeff Boissoneault, nga Universiteti i Floridës.