Qentë përjetojnë emocione të mëdha kur shohin pronarët e tyre pas një periudhe të gjatë mungese. Në këtë përfundim kanë dalë studiuesit japonezë. Lotët besohet se thellojnë lidhjen mes qenve dhe pronarëve të tyre.
Studimi , i bazuar në sjelljen e 22 qenve, shikoi reagimet e qenve që u ribashkuan me pronarët e tyre dhe me njerëz të tjerë që njihnin.
Për të testuar teorinë e tyre, akademikët në Universitetin Azabu dhe Universitetin Mjekësor Jichi vendosën shirita letre nën sytë e qenve gjatë ndërveprimit normal me pronarët e tyre dhe një minutë para se të ribashkoheshin me ta pas pesë deri në shtatë orë ndarje.
Ata zbuluan se kur qentë panë pronarët e tyre, ishte hera e vetme që derdhën lot. Në rastet kur qentë u ribashkuan me njerëz që i njihnin, por nuk ishin pronarë të tyre, nuk u vëre i njëjti nivel i rritjes së prodhimit të lotëve.
Për të parë nëse lotët ishin të lidhur me emocionet e tyre, studiuesit aplikuan një solucion që përmban oksitocinë, hormoni kyç i përfshirë në lidhjen që qentë krijojnë me njerëzit. Pasi përdorën hormonin, ata zbuluan se lotët e qenve u rritën ndjeshëm.
Ndërsa qentë dihet se qajnë për të mbajtur të pastër kanalet e tyre të lotit, ky nuk ishte rasti i lidhur me reagimin e tyre emocional më parë. /abc