Studiuesit në Zvicër mund të identifikojnë personat me të riskuar nga COVID-i i zgjatur/ Mjekët: Do motivonte personat me risk të lartë për t’u imunizuar

Një ekip studiuesish kanë zbuluar një ‘gjurmë të antitrupave’ që mund të ndihmojë në identifikimin e pacientëve që janë më të rrezikuar për tu prekur nga COVID-i i zgjatur. Ata analizuan gjakun e pacientëve me COVID-19  dhe zbuluan se nivelet e ulëta të antitrupave, ishin më të zakonshme tek ata që  ishin prekur nga COVID-i i zgjatur, sesa te pacientët që u shëruan shpejt dhe pa pasoja.

Për të parë se si simptomat e tyre ndryshuan me kalimin e kohës, mjekët ndoqën 134 pacientë me COVID-19 deri në një vit pasi ata u infektuan me COVID-19.

‘Kjo pritet të përmirësojë kujdesin për pacientët që e vuajnë COVID-in e zgjatur  si dhe të motivojë grupet me rrezik të lartë, si pacientët astmatikë, që të vaksinohen dhe në këtë mënyrë ta  parandalojnë atë’, thonë mjekët.

Edhe pse deri më tani nuk ka një kurë ekzakte për COVID-in, të përcaktuarit se kush është më i rrezikuari të preket nga COVID-i i zgjatur mund t’i ndihmojë mjekët të  bëjnë të mundur rehabilitimin e hershëm të këtyre pacientëve.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *