Emiratet e Bashkuara Arabe, janë goditur nga një studi e fortë, ndërsa reshjet e shiut shkaktuan përmbytje të mëdha në Dubai.
Në Dubai, shirat filluan gjatë natës, ndërsa erërat e forta çuan në anulimin e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait, një nga më të ngarkuarit në botë dhe shtëpia e linjës ajrore Emirates. Gjithsej 21 fluturime dalëse dhe 24 në hyrje, u anuluan dhe tre fluturime u devijuan në aeroportet e tjera fqinje.
Aeroporti është kthyer në liqen, ndërsa janë përmbytur edhe hotele.Shkollat në të gjithë Emiratet e Bashkuara Arabe mbetën të mbyllura, ndërsa rrugët e përmbytura bënë që shumë njerëz mos të dilnin nga banesat e tyre për të shkuar në punë. Reshjet e mëdha të shiut nuk janë një fenomen i zakonshëm në Emiratet e Bashkuara Arabe, megjithatë, ato ndodhin periodikisht gjatë muajve më të ftohtë të dimrit. Në fakt, shumë rrugë, por edhe zona të tëra, nuk kanë rrjet kullimi për shkak të mungesës së reshjeve të shpeshta.
Në Omanin fqinj , të paktën 18 njerëz kanë vdekur nga shirat e dendur ditët e fundit, sipas Associated Press.