Situata në qarkun Shkodër është problematike për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe erës së fortë. Aksi rrugor Prekal-Kir është i pakalueshëm për arsye sigurie, ndërsa në segmentin Breg Lumi – Theth po punohet për hapjen e rrugës me ndihmën e banorëve të zonës.
Në bashkinë Malësi e Madhe, reshjet dhe erërat janë intensive, ndërsa mungesa e energjisë elektrike ka prekur njësitë administrative të Gruemirës, Shkrelit dhe Kelmendit.
Po ashtu, në Vau të Dejës, energjia elektrike është ndalur në të gjitha njësitë administrative, ndërsa në Fushe Arrez ka ndërprerje të energjisë në Iballe, Fierze dhe Blerim.
Qarkullimi është i vështirësuar nga uji dhe gurë, dhe në aksin Gjegjan-Shpal rreth 40% e rrugës është i bllokuar. Në Pukë, reshjet intensive kanë bllokuar disa rrugë rurale, ndërsa në Qerret është raportuar dëmtimi i çatisë së një banese. Energjia elektrike është ndërprerë që në orën 13:00.