Stuhia ‘Yangtze’/ Erërat e forta vrasin 11 persona në Kinë (VIDEO)

Kina është goditur nga erëra të forta të cilat kanë vrarë të paktën 11 persona dhe kanë plagosur 102 të tjerë. Qyteti jug-lindor Nantong në bregun verior të Yangtze u përfshi nga stuhia të premten në mbrëmje.

Të vrarët u hodhën në lumin Yangtze ose u goditën nga rënia e pemëve dhe shtyllave të energjisë elektrike, thanë zyrtarët. 11 persona të tjerë ishin në një anije peshkimi që u përmbys. Dy u shpëtuan, por nëntë të tjerë janë ende të zhdukur.

Pamjet e postuara në platformën kineze të mediave sociale Ëeibo tregojnë erëra të forta që përshkojnë qytetin dhe mbeturina të mëdha nga ndërtesat e shpërndara nëpër rrugë. Një video tjetër duket se tregon një aeroplan të madh pasagjerësh që rrotullohet nga erërat ndërsa parkonte në pistën e aeroportit të qytetit.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *