Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka bërë me dije vendimet e qeverisë në lidhje me nismën për subvencionimin për panelet diellore.
Balluku tha se gara për aplikimin nga ana e qytetarëve do të nismë më 1 nëntor dhe se i gjithë procesi do jetë transparent.
Sakaq theksoi se fasha për 800 KW do të jetë në fuqi, pasi kalimi i saj përkthehet në një pagesë me çmimin e tregut.
“Kemi bërë disa ndryshime në lidhje me programin për panelet diellore. Gara për qytetarët do të hapet më 1 nëntor, duam që të arrijmë deri mbi 20 mijë njësi. Subvencionimi do të mbështetet nga një taksforcë e posaçme për të menaxhuar procesin. Fasha 800 KW është që çdo konsumim mbi fashë do të paguhet me çmimin e tregut. Qytetarët janë ndërgjegjësuar por është e drejta e qeverisë për të vendosur nëse do aplikohet si fashë apo jo”, tha ajo.