Suedia e godet aksidentalisht me raketë, Norvegjia reagon ashpër

 

Një raketë kërkimore e lëshuar herët të hënën nga Sweden Space Corp (SSC) nga qendra hapësinore Esrange në Suedinë veriore nuk funksionoi dhe u ul 15 kilometra brenda Norvegjisë fqinje, shkruan BBC.

Raketa arriti një lartësi prej 250 kilometrash ku eksperimentet u kryen në gravitet zero, sipas deklaratës së agjencisë.

“Ajo ra në male në një lartësi prej 1000 metrash dhe 10 kilometra nga vendbanimi më i afërt”, ka thënë Philip Ohlsson, kreu i komunikimeve në SSC.

Korporata Suedeze e Hapësirës (SSC), e cila zotëron dhe drejton qendrën, ka kërkuar falje dhe po heton. Por Norvegjia kritikoi Suedinë për mosinformim zyrtar.

“Ky është një devijim që ne e marrim seriozisht. Është ende herët për të spekuluar për shkakun dhe ne presim më shumë informacion nga hetimi aktual”, ka thënë Marko Kohberg nga Qendra Hapësinore Esrange norvegjeze.

SCC ka thënë se autoritetet norvegjeze dhe suedeze u kontaktuan menjëherë pas incidentit. Por Ministria e Jashtme e Norvegjisë ka thënë se nuk ishte njoftuar siç duhet as për uljen e raketës dhe as për kthimin e ngarkesës së saj, dhe se e merr seriozisht çdo aktivitet të paautorizuar brenda kufijve të saj.

Raketa, e njohur si Texus-58, është pjesë e një programi evropian të porositur nga Agjencia Evropiane e Hapësirës.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *