Suedia me paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën

Kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson, deklaroi gjatë të hënës së 29 gushtit se një ndihmë shtesë prej 46 milionë dollarësh do t’i jepet Ukrainës, në formën e një pakete ushtarake.

Lajmi u bë i ditur gjatë një vizite zyrtare të kryediplomatit ukrainas, Dmytro Kuleba, në Suedi.

Në valutë suedeze, shifra për të cilën bëhet fjalë është ajo e 500 milionë kronave, por nëse llogaritet edhe një shtesë tjetër e barazvlefshme për ndihma civile, vlera shkon në 1 miliardë krona, ose e përkthyer në 100 milionë euro.

Vetë Kuleba, e vlerësoi ndihmën e dhënë nga Stockholm-i, teksa nuk ngurroi të përmendë faktin se me vijimin e luftës dhe zgjatjen e saj, më shumë armatime do t’i nevojiten Ukrainës dhe kjo e fundit do të vijojë t’i kërkojë ato nga aleatët.

“Çdo euro, çdo plumb, çdo armatim, ka rëndësi”, nënvizoi Kuleba.

Detaje mbi paketën e ofruar nga Stockholmi ende nuk janë dhënë ndërkaq, por mbështetja e vazhdueshme është bërë e qartë se do të vijojë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *