Suedia ka zgjedhur për herë të parë në histori një kryeministre femër. Magdalena Andersson do të zëvendësojë Stefan Lofven si lider të socialdemokratëve të qendrës së majtë. Ajo ka qenë ish-kampione noti për të rinj nga qyteti universitar i Uppsala. Andersson filloi karrierën e saj politike në vitin 1996 si këshilltare politike e kryeministrit Goran Persson.
Sipas BBC, Suedia është i vetmi vend nordik që nuk ka zgjedhur kurrë më pas një grua si udhëheqëse kombëtare.
Në kuvendin e Riksdag me 349 vende, 117 ligjvënës votuan po për Anderson, 174 e refuzuan atë, derisa 57 abstenuan dhe një ligjvënës mungonte.
Në përgjithësi, opozita hodhi 174 vota kundër Andersson, por sipas Kushtetutës suedeze, kryeministrat mund të emërohen dhe të qeverisin për sa kohë që shumica parlamentare, një minimum prej 175 ligjvënësish – nuk është kundër tyre.
/Priza.al/