Llogaria në Twitter e ‘Russia Today’ është bllokuar. Ditën e djeshme, Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba u kërkoi qeverive të ndalojnë transmetuesin Russia Today (RT), me pretendimin se nxit dhunë kundër ukrainasve.
Në kërkesën e tij theksohej se spikeri i lajmeve Anton Krasovsky sugjeroi mbytje ose djegie të fëmijëve ukrainas dhe deklaroi se ata që i rezistojnë forcave ruse, duhet të pushkatohen.
Sot, kryeredaktorja Margarita Simonyan njoftoi në Twitter se spikeri Anton Krasovsky është pezulluar.