Suksesi i radhës, Loredana nominohet me çmimin e rëndësishëm në MTV Europe Music Awards

Reperja e njohur shqiptare Loredana ka korrur një tjetër sukses, shumë hite të cilat kanë arritur miliona klikime në youtube, Loredana duket se nuk mjaftohet me kaq. Ajo është nominuar me çmimin “Artistja më e mirë në Zvicër”. Por kjo nuk është hera e parë që reperja e njohur fiton këtë çmim. Loredanna gëzon edhe 2 kupa të tjera të MTV-së në vitet 2019 dhe 2020 si artistja më e mirë në Zvicër.

MTV në Gjermani i dha një mbështetje rep-artistes nga Ferizaj duke publikuar në Instagram një fotografi të saj, ku i inkurajon fansat t’a mbështesin atë. Loredana ka një karrierë muzikore mjaft aktive si në tregun shqiptar, ashtu edhe atë gjerman dhe zviceran. Spektakli gjigand i MTV EMA që do të transmetohet mbrëmjen e së dielës, mban 5 emra të artisteve shqiptare. Rita Ora do të prezantojë spektaklin e njohur ndërkombëtar në krahët e bashkëshortit të saj, Taika Waititi.

Në anën tjetër, Bebe Rexha dhe Ava Max do të performojnë para publikut disa nga hitet e tyre më të mëdha. Këto të fundit madje janë të nominuara për çmimin “Bashkëpunimi më i mirë”, ku për ta fituar këtë çmim garon edhe artistja tjetër shqiptare e famshme, Dua Lipa.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *