Deputeti Dashnor Sula i është përgjigjur ashpër kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, pas përplasjes së tyre në Kuvend.
Gjatë fjalës së tij, Sula tha se administrata është e mbushur me militantë në kohën e qeverisjes Rama, ndërsa tha se raporti i DASH foli shumë qartë për çështjen e korrupsionit.
Pjesë nga diskutimi:
Balla: Belshi i dashur Dash është një prej modeleve të transformimit rrënjësor që kanë pësuar qytezat e fshatrat e shqipërisë pas 2013. Të dy e dimë se si ishte dhe çfarë transformimi mori. Të vish këtu dhe të thuash se nuk ekziston ujësjellësi i Belshit!? Shko e pyet banorët. Mirë është që nëse keni prova i çoni në Prokurori, moskallëzimi i krimit është krim.
Dashnor Sula: Të qeni në profesionit të ish-prokurorit prej 15 vitesh, nuk flas kurrë në hava. Raporti i DASH flet për vëllanë e Taulant Ballës, jo për vëllanë tim. Fjalë për fjalë, ish-vëllanë. Po është investuar në Belsh, por janë rruajtur edhe shumë lekë atje. 720 mln është dëmi ekonomik… Arif Tafani në SPAK e ke çështjen, prej dy vitesh dhe e mbani peng, sepse do të kandidojë. Ma kundërshto. Ka vendim pushimi? Jo. Ka vendim dërgimi në gjyq? Jo është në hetim akoma. Më kundërshtoni, merr Peqinin, Belsh, Gramshin, nëse ka punonjës me kontrata të përkohshme dhe të punësuar siç e ka ligji kohët e fundit, ë sfidoj dhe ja dorëheqjen si deputet. Provojë. Sa për investimin, po zoti Taulant e keni bërë, por Peqinin zoti Taulant e keni lënë mos o zot. Nuk ka drita e keni shkatërruar. Kjo është e vërteta.