Aktori i njohur Elvis Pupa ka shpërndarë në Instagramin e tij një foto të kryeministrit Edi Rama, i cili ka uruar Pavarësinë krah këngëtares me famë botërore Dua Lipa. Pupa shkruan se:
“Kur ti dhe familja jote është duke sakrifikuar për rrugën drejt suksesit, askush s’do t’ja dijë për ty. Sapo e arrin atë, të gjithë të sulen të të shqyejnë nga një copë dhe duan të identifikohen me ty”.
Ndërkohë në një tjetër postim, Elvis Pupa shkruan se nuk mund ta quajë një komb të pavarur thjesht se nuk jemi në luftë. Ai ka bërë një urim ndryshe.
“Ta quash një komb të pavarur thjesht se nuk jemi në luftë është interes hileqar i politikës për ta shitur si meritë të saj. Fatkeqësisht në ditët e sotme kombet e vogla, gjithmonë do jenë të varur në shumë pikëpamje nga kombe më të fuqishme si dhe nga politikanët tanë të rëndomtë me aftësi të kufizuara. Ndaj sot po uroj ndryshe: Gëzuar çdo ditë egzistencën mijra vjeçare vendi i lindjes, përvojave dhe i kujtimeve tona”, përfundon Elvis Pupa.