Sulltan Nevruzi, festa që simbolizon rigjallërimin e natyrës dhe njeriut. Ushqimet që nuk duhet t’i mungojnë tryezës suaj

Ndonëse shumica e vendeve në botë e festojnë në 21 mars, Sulltan Nevruzi, ose siç njihet ndryshe Viti i Ri Persian në Shqipëri festohet më 22 mars.  Nevruzi (ditë e re) është emri i vitit të ri iranian, i njohur edhe si Viti i Ri pers. Në këtë ditë çdo gjë ringjallerohet, lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.

“Nevruzi” vjen nga persishtja dhe do të thotë “Dita e re”, ndërsa “Sulltan” është titulli i lartë që tregon rëndësinë e kësaj dite. Festa e Sulltan Novruzit ka mbërritur në viset shqiptare së bashku me besimin bektashian, në shekujt XV-XVI.

Në shekullin XX, dhe në mënyrë të veçantë në mesin e tij, kjo festë është shndërruar në një manifestim mbarëkombëtar. Diktatura komuniste në Shqipëri, e prirur drejt ateizmit, në vitin 1967 i mbylli të gjitha objektet e kultit, përfshi ato të besimit bektashian.

Në Shqipëri, Dita e Novruzit, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996. Sekti i bektashinjve është i vendosur kryesisht në jug të vendit, ndërkohë që ai ka një shtrirje të konsiderueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Dita e Novruzit festohet edhe ne vende te tjera të botës myslimane, në ditë që variojnë nga 20 deri më 26 mars.

Festa e Sulltan Nevruzit ka ca pjata tipike që nuk ndërrohen. Një pjatë tipike e kësaj dite është byreku me jeshillëqe. Duke qënë se festa përkon me ardhjen e pranverës, byreku bëhet me lakrat e egra që ofron edhe stina. Bimët e tokës kanë një rëndësi të veçantë, sepse simbolizojnë jetën e re, që çel në pranverë dhe begatinë. Në byrek futet edhe një monedhe metalike. Pasi është pjekur byreku, ndahet nga amvisa e shtëpisë në pjesë dhe i jepet secilit prej anëtarëve të familjes. Ai që gjen monedhën në pjesën e tij, konsiderohet njeri me fat dhe se do të ketë një vit të mbarë dhe të begatë.

Në këtë ditë gatuhet edhe përshesh me pulë, ose me mish qengji. Për Sulltan Nevruz besimtarët duhet të therin kurban. Në tryezat e tyre nuk mungon mishi i pjekur. Mishi nuk mungon asnjëherë, dhe është përgjithësisht i dhjamosur më tepër se ç’duhet të pranojë stomaku. Orizi përdoret gjithashtu për të treguar bollëk, kjo është arsyeja pse është gatuar syltjashi ose kabunia.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *