Të paktën tetë njerëz mbetën të vdekur nga tre sulme me armë në zonën e Atlantës, në SHBA. Policia tha se dyshon që kanë një të dyshuar dhe besojnë se ai i ka kryer të treja sulmet. Ngjarjet kanë ndodhur gjatë orëve të zona të mbrëmjes së kaluar. 47 minuta pas sulmit të parë, policia mori një telefonatë me anë të së cilës u lajmërua për një grabitje në një SPA, por brenda saj gjeti dy gra të vdekura.
Telefonatat u shtuan edhe për dy qendra të tjera masazhesh dhe shumë shpejt autoritetet dolën në përfundimin se kishin të bënin me sulme me armë zjarri, e jo grabitje. Gjashtë prej viktimave janë gra aziaetike, ndërsa dy të tjerët ishin: një grua e bardhë dhe një burrë i bardhë. Një burrë tjetër që ka mbetur i plagosur ndodhet në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërsa nuk dihen ende shkaqet e sulmeve, mendohet se ato janë për shkak të ngacmimeve raciste.
Nga ana tjetër, hetimet për ngjarjen kanë nisur dhe një person i dyshuar është vënë në pranga. Bëhet fjalë për një 21-vjeçar që është pikasur nga kamerat e sigurisë së qendrave të masazheve. Ai është Robert Aaron Long, 21 vjeç, nga Woodstock, Georgia.