Të paktën katër persona mbetën të plagosur, duke përfshirë dy oficerë policie, pas një sulmi me armë dhe me thikë ditën e sotme në Nakano. Katër të plagosurit, një grua dhe tre burra nuk dihen nëse u goditën me thikë ose u qëlluan, sipas Shin-etsu Broadcasting, një media lokale.
NHK raportoi se dy nga të plagosurit ishin policë.
Sipas departamentit lokal të zjarrfikësve, një grua rreth të 40-tave e cila me sa duket ishte goditur me thikë në shpinë u dërgua me urgjencë në një spital në qytetin e Nagano ndërsa një burrë u transportua gjithashtu në një spital në Nakano.
“Kam dëgjuar sirena nga ambulancat dhe makinat e policisë,” tha një punonjës i dyqanit pranë vendit.