Sulm me armë në Romë/ Vdesin dy vëllezërit e mitur dhe një i moshuar! Vetëvritet agresori

Itali/ Një sulm me armë ka ndodhur disa orë më parë në fshatin Ardea i cili ndodhet afër Romës. Si pasojë e sulmit, kanë ndërruar jetë tre persona, mes tyre dy vëllezër të moshës 5 dhe 10 vjeç si dhe një i moshuar. Vëllezërit e mitur po luanin disa metra larg shtëpisë në një park publik ku janë qëlluar 5 herë nga agresori në zemër dhe në kokë.

Mediat vendase shkruajnë se një person i cili jetonte në të njëjtën lagje me to, ka hapur zjarr në mes të rrugës. Sipas fqinjëve, kur ata kanë dëgjuar zhurmën e armës kanë menduar se janë zhurma që vinin nga fëmijët të cilët po luanin në park. Njëra prej fqinjeve thotë se i ka parë dy vëllezërit dhe të moshuarin të shtrirë në tokë dhe të mbuluar me gjak. Sipas saj, agresori pasi ka kryer krimin është larguar drejt shtëpisë së tij të cilën e kishte disa metra larg vendit të ngjarjes.

Për agresorin dihet se ai është një banor i zonës rreth 34 vjeç. Ky i fundit prej 3 orësh nuk iu përgjigj thirrjeve të policisë dhe këta të fundit u detyruan të mësyjnë në shtëpinë ku ai ishte fshehur dhe e kanë gjetur atë të vdekur.

 

/Burimi: La Repubblica/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *