Një sulm në Gjermani i ka marrë jetën tre personave dhe ka plagosur gjashtë të tjerë pasi një person i ka sulmuar me thikë. Mediat konfirmojnë që personi më pas është plagosur në këmbë nga policia dhe e kanë dhënë në pranga.
Personi i arrestuar kishte një thikë në dorë dhe mbante maskë gjatë aktit. Nuk dihen akoma shkaqet e veprimit të agresorit. Policia ka mbyllur pjesë të qendrës së qytetit për një “operacion madhor” dhe u kërkoi banorëve që të qëndrojnë larg.
“E kemi arrestuar të dyshuarin. Nuk ka indikacione që të kemi të bëjmë me një tjetër të dyshuar. Nuk ka rrezik për popullatën,” njoftoi policia në Twitter.
/Priza.al/