Sulm me thikë në Gjermani, plagosen disa persona

 

Një operacion policor është duke u zhvilluar në qytetin gjerman, Dusburg. Disa persona janë plagosur, si pasojë e një sulmi me thikë në një qendër fitnesi.

Policia ka thënë se situata ende është e paqartë. Një zëdhënës policor ka konfirmuar se operacioni është duke u kryer nga policia e qytetit të afërt Esen, dhe qytetarëve u është bërë thirrje që ta shmangin zonën e sulmit.

“Ne jemi në skenën e sulmit me përforcime”, ka thënë Policia e qytetit Esen në Twitter.

Transmetuesi publik WDR, ka raportuar se dy autorët e sulmit, i kanë therur me thikë vizitorët, në një qendër fitnesi.

 

Sipas informacioneve të gazetave gjermane, i dyshuari, apo të dyshuarit, ende janë në arrati.

Autoritetet nuk kanë dhënë shifrën e saktë të të plagosurve. Gjithashtu arsyeja e sulmit, ende nuk dihet ende.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *