Një ngjarje e rëndë është raportuar në Bruksel pas një sulmi me thikë nga një ekstremist fetar.
Të paktën katër persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë brenda një metroje në Bruksel, shumë pranë selisë së Komisionit Europian.
Sipas mediave vendase i dyshuari u arrestua nga policia belge në vendin e ngjarjes. Dëshmitarët okularë hanë se i dyshuari 30-vjeçar bërtiti “Allahu Akbar” para se të kryente sulmin me thikë, duke plagosur 4 persona, njëri prej tyre në gjendje kritike.
Policia dhe ambulancat kanë rrethuar zonën dhe trafiku u ndërpre ndërsa stacioni i metrosë Schuman u mbyll, konfirmoi STIB-MIVB, kompania e transportit publik të qytetit.
https://twitter.com/sotiridi/status/1620143017465356290?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1620144153995919360%7Ctwgr%5E49265223ccc8745976a321e2eb2939fc9630c9f7%7Ctwcon%5Es2_&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiptarja.com%2Flajm%2Fsulm-me-thike-nga-njw-ekstremist-prane-komisionit-evropian-ne-bruksel-kater-te-plagosur