Sulm ndaj kalimtarëve në Oslo, plagosen tre persona, policia ekzekuton autorin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Oslo të Norvegjisë ku një person ka sulmuar me thikë kalimtarët e rrugës dhe ka plagosur tre prej tyre.

Sulmuesi vdiq në spital, pasi u qëllua disa herë nga policia. Ai u dërgua me urgjencë ku vdiq pak pas mbërritjes në spital. Policia nuk ka dhënë detaje për identitetin e sulmuesit dhe ka përjashtuar terrorizimin në lidhje me ngjarjen.

“Ne nuk po përjashtojmë ndonjë motiv, por në këtë fazë nuk ka asgjë që të tregojë se është një sulm terrorist,” u tha gazetarëve inspektori i policisë Egil Jorgen Brekke.

Pamjet e postuara nga dëshmitarët në mediat sociale dhe të transmetuara nga mediat norvegjeze tregojnë një makinë policie duke përplasur burrin në një ndërtesë në përpjekje për ta ndaluar atë. Burri më pas nxiton në automjet, duke hapur derën e pasagjerit dhe duke u mbështetur brenda makinës.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *