Sulm në një shkollë në Miçigan! 15-vjeçari vret 3 persona e plagos tetë të tjerë

Një sulm me armë ka ndodhur brenda një shkolle në Miçigan ku një 15-vjeçar i armatosur ka vrarë tre studentë dhe ka plagosur tetë të tjerë, përfshirë një mësues.

Si pasojë e sulmit, një djalë 16-vjeçar dhe dy vajza të moshës 14 dhe 17 vjeç kanë ndërruar jetë nga plagët e marra. Policia ka bërë të ditur se i riu ka përdorur një pistoletë që babai i tij e kishte blerë të premten.

I dyshuari u dorëzua pesë minuta pasi policia u paraqit në ambientet e shkollës dhe bëhet me dije se ai mbante një pistoletë gjysmë automatike që ende kishte shtatë fishekë në atë kohë.

Policia beson se i riu kishte mbajtur armën në shkollë me një çantë shpine dhe kishte dalë nga një banjë duke tundur armën. Tre studentë vdiqën në sulm, dy vajza adoleshente dhe një viktimë mashkull, 16 vjeç, i cili vdiq në makinën e një deputeti lokal përpara se oficeri të mund ta çonte në spital.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *