Sulm nga Irani? Rama: Dronët që do blejmë janë të armatosur, jetojmë në një kohë të paparashikueshme

Kryeministri Edi Rama tha se kërcënimet që vijnë nga Irani dhe që mund të sulmojnë bazën e MEK në Shqipëri me dron të padukshëm e kanë adresuar edhe te aleatët.

Rama theksoi se Shqipëria është vend i NATO-s dhe jemi të sigurt, duke shtuar se me aleatët po punojnë për të përshpejtuar planin për mbrojtjen kibernetike.

“Ne jemi duke punuar ngushtësisht me aleatët për të përshpejtuar planin për mbrojtjen kibernetike, edhe këtë kërcenim e kemi adresuar me aleatët. Shqipëria është një vend i NATO-s. Kjo është një arsye shumë e fortë për të qenë shumë më të sigurt si vend i NATO-s”, u shpreh Rama.

I pyetur për blerjen e dronëve turq, Rama deklaroi se ata mund të përdoren edhe për goditje në rast se do të jetë e nevojshme, pasi siç tha ai kohët ku jetojmë janë të paparashikueshme.

“Fillimisht do blejmë tre, pastaj tre të tjerë. Na duhet për gjithçka. Na duhen për luftën kundër krimit, për mbrojtjen e mjedisit, zjarret, bujqësinë, ndërtimet pa leje, për ruajtjen e gjithë burimeve natyrore. Na duhen edhe në rast se do të jetë nevoja, edhe për goditje. Koha që jetojmë është e paparashikueshme, tanimë”, theksoi Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *