Sulm vetëvrasës në Afganistan, raportohet për të paktën 6 viktima

Të paktën gjashtë persona u vranë më 27 mars kur një person hodhi veten në erë pranë Ministrisë së Jashtme në kryeqytetin afgan, Kabul. Nga ky sulm vetëvrasës u plagosën edhe të paktën 12 persona, përfshirë një fëmijë.

Khalid Zadran, një zëdhënës i komandës së sigurisë së talibanëve në Kabul, tha se forcat e sigurisë e panë bombarduesin dhe qëlluan drejt tij, por nuk kanë mundur ta parandalojnë aktin.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin deri tani, por pas kthimit në pushtet në vitin 2021, talibanët janë shënjestruar nga Shteti Islamik-Khorasan (IS-K), një fraksion i organizatës terroriste Shtetit Islamik që është shfaqur si rivali kryesor i talibanëve në luftë.

Shteti Islamik ka organizuar disa sulme në Afganistan kohët e fundit.

IS-K ka organizuar disa sulme në Afganistan kohët e fundit, duke përfshirë një në janar, në të cilin një sulmues vetëvrasës vrau të paktën 10 persona pranë Ministrisë së Jashtme në Kabul, jo shumë larg vendit të sulmit të 27 marsit.

Muajin e kaluar, forcat e sigurisë talibane pretenduan se kishin vrarë dy anëtarë të lartë të IS-K.

Qari Fateh, shef rajonal i inteligjencës dhe operacioneve të IS-K, u vra së bashku me një tjetër anëtar në një bastisje në Kabul më 27 shkurt, tha qeveria e udhëhequr nga talibanët.

Një tjetër udhëheqës i lartë i IS-K, Ijaz Amin Ahingar, thuhet se u vra në një bastisje të mëparshme në Kabul.

Në shtator të vitit të kaluar, Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin me bombë vetëvrasëse afër Ambasadës ruse në Kabul, ku mbetën të vdekur të paktën gjashtë persona, përfshirë dy punëtorë të Ambasadës.

Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Rusinë, nuk e njohin udhëheqësinë e talibanëve në Afganistan.

Militantët talibanë kanë marrë pushtetin në vitin 2021, pas largimit të koalicionit ndërkombëtar – të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara – prej Afganistanit dhe shpërbërjes së qeverisë parapake. /REL

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *