Drejtuesi i lartë i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja po raporton në KLP.
Pyetjes së kryetarit të KLP-së, Alfred Balla: Politika ka ngritur retorikën për anshmëri, a ndiheni të presionuar? SPAK dhe BKH nuk janë në sinkron, çfarë nuk shkon?
Arben Kraja tha se “Të gjithë prokurorët e hetuesit janë të ndërgjegjshëm kë hetojmë, e dimë që do ketë opinione të ndryshme, presione. E rëndësishme për ne të jemi korrekt me ligjin, të vlerësojmë provat. Këto u kam thënë edhe prokurorëve, të vijojnë punët me provat, nuk është problem shqetësues për ne. Në lidhje me pyetjen e dytë, unë mendoj se ne punojmë në koherencë me BKH. Oficerët janë të rinj, por po mësojnë”.