Gazetari investigativ, Artan Hoxha së fundmi ka dhënë komentin e tij lidhur me hakerimin e sistemit të policisë “Deep Sea” dhe sulmet kibernetike iraniane që kanë goditur vendin tonë që prej korrikut.
Ai tha se jemi të pambrojtur ndaj tëtij sulmi, sepse ata janë futur thellë në sistemet tona Hoxha u shpreh se persona të botës së krimit pyesin çdo ditë për të dhënat e dala duke theksuar se hakerat iranianë kanë marrë çdo server shqiptar për 14 muaj dhe se i kanë boshatisur ato të dhëna nga serevrat.
Ndër te tjera Hoxha thotë se hakerat iranianë kane marrë sistemin bankar dhe se po sulmojnë pak nga pak.
Fjala e Artan Hoxhës:
“Jemi ndodhur të pambrojtur krahas këtij sulmi. Ata kanë dëshmuar se janë future thellë në themelet e sistemeve tona, kanë punuar për 14 muaj për sulmin ndaj nesh. Lufta mes Iranit dhe Muxhahedienëve, viktima jemi ne. Shqipëria është gjetur e pambrojtur, askush nuk na thotë saktësisht se çfarë ka ndodhur. Na kanë marrë çdo server për 14 muaj, jo vetëm që kanë hyrë por i kanë boshatisur ato të dhëna. Na kanë marrë hipotekat, aluzinin, dhe serverin e sistemit bankar. Ata po sulmojnë pak nga pak. Persona të botës së krimit pyesin çdo ditë për të dhënat e dala”
/abc