Disa nga aeroportet kryesore amerikane janë shënjestruar nga një haker në Federatën Ruse. Mediat e huaja raportojnë se sistemet e prekura nuk kanë të bëjnë me kontrollin e trafikut ajror dhe komunikimet e brendshme të kompanive.
Aeroporti LaGuardia mendohej të ishte i pari që raportoi problemet të hënën në mëngjes në Agjencinë e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës.
Sulmi në LaGuardia u pasua shpejt nga të tjerë në më shumë se një duzinë aeroporte në të gjithë botën, teksa CNN raportoi 14 incidente të veçanta të hënën në aeroportet amerikane. Aeroportet e tjera, faqet e internetit të të cilëve përjetuan probleme ishin Aeroporti Ndërkombëtar Des Moines, Aeroporti Ndërkombëtar i Los Anxhelosit dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Atlantës.
Një zyrtar i lartë qeveritar i tha ABC News të hënën se hakerat ndodheshin brenda Rusisë, ndërsa Administrata e Sigurisë së Transportit i tha CNN se po monitoronte situatën.