Sulmet kibernetike, Berisha akuza qeverisë: E keni fshirë vetë sistemin TIMS

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë kur tha se kanë qenë vetë ata të cilët kanë fshirë të dhënat nga sistemi TIMS.

Në një takim me qytetarët në Gjirokastër, Berisha tha se qeveria i ka fshirë të dhënat nga ky sistem sepse ka frikë nga drejtësia, pasi sipas tij janë të lidhur kokë e këmbë me krimin. Duke shtuar se janë të vetëdijshëm që drejtësia vonon por, nuk harron.

“Këtyre u ka hyrë frika nga fjala. Kur këtyre u ka hyrë frika nga fjala, janë të pashpresë, do munden, do humbasin. Duhet të punojmë shumë dhe duhet të bëjmë gjithçka për të tërhequr me vete çdo qytetar shqiptar që beson se vendi i tij po shkon në drejtim të gabuar. Çdo qytetar që pa se ky shtet është i shkërrmoqur, shtet kashte. Infrastruktura digjitale e tij u rrënua. Irani padyshim bëri ndërhyrje dhe agresion, por po kaq ndërhyrje bëri qeveria. Për interesa të krimit fshiu sistemin TIMS. Gënjejnë dhe vetëm gënjejnë kur thonë se i kemi të dhënat.

Të dhënat janë zhdukur. Kanë të dhëna vetëm çfarë ka mbetur në USB ose në ndonjë dosje hard copy. I zhdukën vetë sepse dilnin të lidhur kokë e këmbë me krimin. I zhdukën se janë peng i krimit, i bandave. I zhdukën sepse kanë me qindra udhëtime me bandat, me vrasës. E dinë që drejtësia vonon por nuk harron”, deklaroi Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *