Raportohet se janë shfaqur sërish problem me sistemin TIMS në Shqipëri.
Kësaj rradhe në pikat e kalimit kufitar të Gorricës dhe Qafë Thanës, të cilat lidhin Republikën e Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut, po punohet me regjistra manualë dhe jo sistem teknologjik.
Në Qafë thanë sistemi herë pas here ka probleme, problem ky që ka detyruar punonjësit e pikës kufitare të funksionojnë me regjistra manualë, ndërkohë që prej mëngjesit, manualisht punohet edhe në pikat e kalimit kufitar të Gorricës.