Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë në lidhje me 5 punonjësit e IT në administratën publike të Ministrisë së Brendshme të cilët akuzohen për shpërdorim detyre në lidhje me sulmet kibernetike nga hakerat iranianë.
Organi i akuzës kërkon arrest shtëpie në lidhje me 5 punonjësit e MB, ndërkohë që gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje.
Punonjësit e IT-së pranë DAP:
Rudina Llagami
Albi Gjeka
Altin Sallaku
Alketa Sulo
Igli Lubonja
Mësohet se hakerat iranianë kanë shfrytëzuar aksesin që ka sistemi i IT-së së DAP në data baza-t që janë hackeruar. Sistemet shtetërore dhe ai TIMS ranë pre e sulmeve në muajt korrik dhe shtator.