Sulmet kibernetike në banka/ Peleshi: Nuk ka siguri 100%; Për takimin në kryeministri…

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u shpreh pas mbledhjes së qeverisë, ditën e sotme, se asnjë institucion nuk ka 100% siguri lidhur me sulmet kibernetike. Në fjalën e tij, ai është shprehur se kanë arritur të shmangin 90% të këtyre sulmeve. “Ne e trajtojmë çdo rast, çdo sulm, të cilët duhet thënë janë të përditshme. Ato që janë më problematike marrin më shumë vëmendje nga publiku. Jemi të gjithë të ekspozuar, edhe sistemet private, jo vetëm ato publike. Nuk përjashtohet asnjë operator qoftë privat apo publik nga ekspozimi ndaj këtyre sulmeve”– tha Peleshi.

Zëvendës drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit, i komanduar drejtues që në muajin gusht, Oljan Kanushi, është paraqitur ditën e sotme në Kryeministri. Ai është fotografuar nga gazetarët teksa futet në derën e parme të kryeministrisë. Ky takim, vjen pak ditë pas largimit përfundimtar të Helidon Bendos nga drejtimi i SHISH.

Edhe pse nuk ka një njoftim zyrtar, mendohet se ai lidhet me sulmet kibernetike të ditëve të fundit në disa banka të nivelit të dytë në vend. Përsa i përket këtij takimi, Ministri i Mbrojtjes tha: “Unë nuk kam informacion dhe nuk jam këtu për të folur çfarë ndodh në godinën e kryeministrisë sot”

I pyetur lidhur me koston e dronëve bajraktarë që vendi ynë bleu nga shteti turk, ai refuzoi të japë detaje.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *