“Adresat e IP-ve të identifikuara nga ku ka ardhur sulmi janë të lëvizshme dhe për këtë arsye ato nuk mund të gjurmohen” Kjo ka qenë përgjigjja që autoritetet vendase kanë marrë nga Holanda, Danimarka dhe Singapori.
Prokuroria dhe Policia e Shtetit u kanë dërguar letër-porosi disa shteteve të huaja, duke kërkuar bashkëpunimin me to për të hetuar sulmet kibernetike. Pre e këtyre të fundit kanë rënë sistemet e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe të forcave të Policisë.
Prokuroria mbetet ende në pritje të përgjigjeve nga 19 shtete të tjera, përfshirë këtu Anglinë, Rusinë apo Kinën. Hetimet në vendin tonë janë përqëndruar në gjetjen e përgjegjësisë insitucionale lidhur me sulmet kibernetike, teksa është vendosur bllokimi i të gjitha rrjeteve të komunikimit të hakerave, me një vendim gjyqësor.