Minisri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka deklaruar se opozita me veprimet e veta po përmbush qëllimet e sulmeve kibernetike duke kërkuar të krijojë destabilitet në vend.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Peleshi tha se asnjë vend nuk mund të jetë 100% imun, ndërsa shtoi se opozita po bën lojën e një fuqie të zezë me verbërinë e saj politike. Më tej ai ka theksuar se Shqipëria është ndër vendet e para që ka digjitalizuar 95% të shërbimeve dhe me këtë vijnë edhe problematika.
“Ky është skenari. Në Shqipëri greva, protesta, rrëmujë e destabilizim, dhe mesa duket sulmi kibernetik me propozimet tuja arrin qëllimet. Sulmet nuk janë lojra kalamajsh, nuk janë sulme adoleshentësh. Nuk kanë ngjashmëri me ato në Kosovë dhe Maqedoni. Nëse nuk e shohim si një sulm më të fortë se sulmi fizik, nuk kemi bërë as hapin e parë drejt asaj që i duhet Shqipërisë për të qenë më e fortë. Destabilizim thoni ju. Ky është skenari. Me verbëri politikë po bëni lojën e një fuqie të zezë.
Nëse në Ukrainë kur u sulmua do të ngrihej gjithë parlamenti e të kërkont llogari Zelenskyt pse nuk i ka mbyllur dyert dhe të krijonte një sistem imun, është e njëjta gjë. Pse nuk paska qenë 100% imune më një domain të ri të mbrojtjes që është i ri dhe për shtetet më të mëdha të botës. Ju i kërkoni llogari Shqipërisë që ka bërë shumë përparime në fushën dixhitale. Nuk ndodh të jesh 100% imun, në asnjë vend. Opozita nuk duhet t’i nxojë faqen vendit tonë, mos fyeni Shqipërinë, jo qeverinë. Po t’i referohemi raporteve ndërkombëtare, Shqipëria është ndër vendet e para që ka digjitalizuar 95% të shërbimeve dhe me këtë vijnë edhe problematika”, u shpreh Peleshi.