Sulmet kibernetike/ Për Ramën fajin e kanë mediat: Po pillni shumë trillime

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për lajmet në media që lidhen me sulmin kibernetik ndaj sistemit TIMS.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij personale në Twitter, Rama shkruan se lajmet e trilluara lidhur me sulmet kibernetike janë një ligësi e neveritshme në raport me vendin dhe njerëzit.

“Kënaqësia që pjell kaq shumë trillime, shpotitje dhe akuza lidhur me sulmet kibernetike nga një shtet agresor, përveçse për padije të thellë mbi fushën e përtaci të madhe ndaj informacionit, flet për një ligësi të neveritshme në raport me vendin e me njerëzit e këtij vendi!”, shkruan Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *