Sulmet kibernetike/ Rama: Morëm vetëm deklarata solidariteti

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për sulmet kibernetike kundër Shqipërisë në mbledhjen e Kongresit të Partisë së Socialistëve&Demokratëve Europianë në Berlin.

Rama ka theksuar se sulmi ishte shumë i rëndë nga Republika Islamike e Iranit në përpjekje për të fshirë krejt të dhënat tona e për të shkatërruar tërësisht sistemin tonë të shërbimeve të ofruara në internet.

Rama ka theksuar se “është surreale që Europa nuk ka ende një sistem të përbashkët të dhënave dhe një sistem të përbashkët reagimi kur vjen fjala për sigurinë”.

“Edhe pse sulmi nuk ia doli të fshinte të dhënat, ne ia dolëm që të rikthenim sistemet në punë, megjithatë, e dini? Morëm disa deklarata solidariteti ç’ka është gjë e mirë, por deri tani nuk po shohim më shumë se sa kaq dhe nuk dua që ta kthej në histori financimesh, por ka të bëjë edhe me financimet.

Kur vjen pjesa për botën kibernetike mendoj që do të përballemi edhe me të tjera, jo vetëm Shqipëria, por edhe të tjerët dhe më duket krejt surreale që Europa nuk ka ende një sistem të përbashkët të dhënave dhe një sistem të përbashkët reagimi kur vjen fjala për sigurinë”, tha Rama.

Zoti Kryeministër, edhe ju në fjalën tuaj folët për shembull për faktin që Europa nuk ka treguar rezultate gjithmonë dhe që edhe në muajt në vijim duhet të ketë më shumë solidaritet për shembull dhe për çështjen e energjisë edhe për vendet kandidate si Shqipëria. Atëherë, së fundmi ka patur dhe disa sulme kibernetike kundër Shqipërisë. Specifikisht në çështjet e sigurisë, c’bashkëpunim europian do të shikonit më tepër?

Kryeministri Edi Rama: Po, faleminderit për pyetjen! Së pari, më lini t’i shpreh mirënjohjen Sergeit, i cili sapo hyri tashmë në sallë. Kështu që, Sergei faleminderit shumë për gjithçka që ke bërë. Ke qenë pikë e jashtëzakonshme force dhe kuraje në kohë të vështira e kjo, jo vetëm sepse je një socialdemokrat bullgar, por shpresoj që kjo do të jetë fryma që do të transplantohet edhe tek socialdemokratët suedezë.

Më duhet t’ju them disa fjalë. Ne u përballëm me një sulm shumë të rëndë nga Republika Islamike e Iranit në përpjekje për të fshirë krejt të dhënat tona e për të shkatërruar tërësisht sistemin tonë të shërbimeve të ofruara në internet, që është një sistem shumë i zhvilluar në Shqipëri dhe vetëm dje, në udhërrëfyesin e zhvillimit digjital të Kombeve të Bashkuara, Shqipëria renditet e teta në Europë, në gjithë Europën, jo vetëm në Europën tonë që ka vetëm E dhe nuk ka B dhe e 19 në botë, çka nënkupton që kemi një sistem mjaft të sofistikuar të shërbimeve online që tashmë është pjesë e jetës së qytetarëve me një mori përfitimesh që eliminojnë pritjen në kohë, në radhë, eliminojnë ryshfetet.

Pra, ata goditën në një pjesë shumë strategjike të funksioneve tona të përditshme. Arsyeja lidhet me faktin që Shqipëria strehon disa mijëra pjesëtarë të opozitës iraniane sepse ne jemi një vend paksa ndryshe kur vjen fjala për solidaritet me njerëzit që kanë nevojë dhe nuk është rastësi që Shqipëria ishte i vetmi vend në gjithë Europën që kishte më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore sesa para saj, sepse hebrenjtë në Shqipëri u mbrojtën dhe nuk ka asnjë dëshmi e të dhënë për asnjë hebre të vetëm të dorëzuar nazistëve.

Kur më pas makineria e tmerrshme e spastrimit etnik e Slobodan Milošević nisi veprimtarinë e saj të gjakatare në Kosovë, gjysmë milioni njerëz të zhvendosur prej saj u strehuan në Shqipëri. Së fundmi, largimi nga Afganistani ishte një histori tejet e rrëmujshme. Ne u hapëm dyert disa mijëra afganëve që askush nuk donte t’i merrte, edhe pse ata punonin për ne. Ishte një situatë vërtetë e sikletshme për t’u parë, që anëtarë të NATO-s që i kishin përdorur këta persona si si përkthyes, shoferë, si inxhinierë, ekspertë, e që i nxitën gratë të dalin, të flasin, të qëndrojnë e t’i dalin zot vetes, patën këtë ide të tmerrshme, jo vetëm të largoheshin, por të largoheshin edhe pa ta. Kështu që nuk mundëm ti shpëtonim të gjithë, por jam shumë krenar se ne shpëtuam shumë prej tyre.

Ishte edhe më e sikletshme të dëgjoje dhe se sa shumë u përgëzuam e sa kureshtarë ishin gazetarë nga mbarë bota që të dinin pse. Pra, ajo çka duhet të ishte rregulli, ishte një përjashtim dhe ky është turp për komunitetin e gjerë.

Kështu bëmë dhe me iranianët. Asnjë nuk donte t’i merrte. Vriteshin çdo javë në kampin “Liria” në Irak kështu që vendosëm që t’i hapnim dyert, por kjo erdhi me një çmim dhe çmimi ishte shumë i frikshëm.

Edhe pse sulmi nuk ia doli të fshinte të dhënat, ne ia dolëm që të rikthenim sistemet në punë, megjithatë, e dini? Morëm disa deklarata solidariteti ç’ka është gjë e mirë, por deri tani nuk po shohim më shumë se sa kaq dhe nuk dua që ta kthej në histori financimesh, por ka të bëjë edhe me financimet.

Ne jemi besoj, i vetmi vend në Europë që është 100% i gjelbër kur vjen fjala për prodhimin e energjisë. Në të njëjtën kohë jemi plotësisht të mbështetur në burimet ujore kështu që, kur Zoti nuk derdh lot mjaftueshëm, na duhet që të mbështetemi tek importet.

Nuk është mjaftueshëm që të bëjmë deklarata dhe t’u themi apo të përgëzojmë njerëzit kur sillen në mënyrën e duhur, por duhet edhe të pyesim veten se sa po mundohen këta njerëz që të sillen në mënyrën e duhur, që të mos i lëmë që të shohin tjetërkund.

Kur vjen pjesa për botën kibernetike mendoj që do të përballemi edhe me të tjera, jo vetëm Shqipëria, por edhe të tjerët dhe më duket krejt surreale që Europa nuk ka ende një sistem të përbashkët të dhënave dhe një sistem të përbashkët reagimi kur vjen fjala për sigurinë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *