Kryeministri i vendit, Edi Rama ditën e sotme do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Izrael.
Në fokus të takimeve zyrtare do jenë sulmet kibernetike nga Irani.
Kreu i qeverisë do të zhvillojë takim me homologun izraelit Yair Lapid, presidentin Isaac Herzog, kryetarin e Kuvendit Mickey Levi dhe liderin e opozitës Benjamin Netanyahu.
Rritja e numrit të sulmeve kibernetike që janë kryer nga Irani kundër Shqipërisë ka çuar në tensione mes dy shteteve, ndërsa Shqipëria i ndërpreu marrëdhëniet me Iranin në shtator.
Sulmi i parë kibernetik ndodhi në korrik, kur u sulmuan portalet shtetërore të shërbimeve online, të cilat nuk funksionuan për 4 ditë.
Më 10 shtator hakerat iranianë sulmuan sistemin TIMS. Irani nuk e fshehu se kishte gisht në këtë sulm pasi në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar shfaqej mesazhi: “Shqipëria ende po paguan për aktet terroriste të kultit MEK në Durrës dhe kjo lojë do të vazhdojë”. Pasi u konfirmua se sulmi ishte ndërmarrë nga qeveria iraniane, Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin